Shkatërrimi i digës Nova Kahovka në Ukrainën jugore tregon brutalitetin e luftës që Rusia ka nisur kundër Ukrainës, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Shkatërrimi i Digës Kahovka sot vë në rrezik mijëra civilë dhe shkakton dëme serioze në mjedis.
“Është një veprim i papranueshëm, i cili tregon edhe një herë brutalitetin e luftës së Rusisë në Ukrainë”, theksoi Stoltenberg në një mesazh në Twitter.
/abcnews.al