Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Rusia dhe presidenti i saj, Vladimir Putin nuk duhen nënvlerësuar, duke iu referuar luftës në Ukrainë dhe ngjarjeve të fundit në Rusi.
Deklaratën, Stoltenberg e dha gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, kryeministrin e Holandës dhe liderë të tjerë evropianë.
Sipas Stoltenberg, NATO do të rrisë gatishmërinë në Lindje.
“Lufta e Putin kundër nuk ka krijuar ndasi dhe tensione të reja në Rusi. Në të njëjtën kohë duhet të nënvlerësojmë Rusinë, duhet të vazhdojmë të sigurojmë Ukrainën me mbështetjen tonë, samiti pas disa javësh do japë një mesash të qartë të përkushtimit tonë, forcat ukrainase janë duke kryer një kundërofensive, lufta është e vështirë, por ata po bëjnë progres. Sa më shumë territore të lirojnë, aq më e fortë do jetë dora ynë në tavolinën e negociatave”, theksoi ai./abcnews.al