Stoltenberg në Shkup: Herën tjetër shpresoj të vij në vend të NATO-s

schedule20:07 - 6 Shtator, 2018

schedule 20:07 - 6 Shtator, 2018

Sekretari i përgjithshëm i NATOS Stoltenberg ka përfunduar takimet e tij në Shkup duke thënë se shpresonte që herën tjetër të vizitonte një vend anëtar të Natos. Ndërkohë, një rruge në Shkup i është vënë emri i babait të tij.

Ka përfunduar takimet e tij Shkup sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ku fillimisht është takuar me presidentin e Maqedonisë Ivanov. Më pas ai u takua dhe me kryeministrin Zoran Zaev, me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, si dhe me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska e me përfaqësues të tjerë lartë zyrtarë. Stoltenberg në Kuvend u takua me liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare Mickovski.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg pas takimeve u shpreh se shpresonte që herën tjetër ai të vizitonte një vend tashmë anëtar të Natos. Ai tha se Brenda pak javësh në vend do të mbahet referendum në të cilin do të vendoset për të ardhmen e vendit dhe për anëtarësimin në BE dhe në NATO. Ai premtoi se NATO është gati të pranojë vendin shtetin e 30-të anëtar. Ai theksoi se në samitin në korrik, të gjithë anëtarët e Aleancës ranë dakord që Maqedonia të bëhet anëtare dhe të fillojë negociatat e pranimit.

Ndërkohë rruga e këmbësorëve në parkun e Qytetit të Shkupit liqenit në park, do të mbajë emrin Stoltenberg, në shenjë falënderimi për Torvald Stoltenbergi, cili ndërroi jetë me 14 korrik të këtij viti në moshën 87-vjeçare. Babai i sekretarit të përgjithshëm të Natos është shpallur edhe qytetar nderi për kontributin e madh që ka dhënë në rinovimin e Shkupit pas tërmetit të vitit 1963./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!