Stoltenberg: Nuk kemi plan për bazë detare të NATO-s në Pashaliman

schedule17:30 - 28 Tetor, 2019

schedule 17:30 - 28 Tetor, 2019

Pas takimit mes Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dhe shefit të NATO-s Jens Stoltenberg, të dy ata mbajtën një konferencë për shtyp duke theksuar nevojën që Ballkani Perëndimor të jetë i orientuar nga Perëndimi duke shmangur ndikimet e tjera në rajon.

I pyetur nga gazetarja e Abc News Erisa Zykaj nëse kanë në plan të ngrenë edhe një bazë detare krahas asaj ajrore në Shqipëri, Stoltenberg theksoi se nuk kanë marrë në shqyrtim një fakt të tillë.

“Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në NATO. Deri tani nuk ka pasur asnjë vendimmarrje për sa i përket ndërtimit të bazave ushtarake në Shqipëri”, theksoi ai.

Ndërsa Meta tha se diskutimi me Stoltenberg ka qenë në lidhje me zgjerimin e Bashkimit Europian.

“Ne kemi diskutuar me sekretarin e Përgjithshëm në lidhje me zgjerimin e Bashkimit Evropian. Ashtu siç e kemi bërë të qartë edhe gjatë takimit me Presidentin e Maqedonisë, ne jemi të vendosur në përpjekjet tona për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ne jemi një vend anëtar i besueshëm i NATO-së dhe kemi besim për anëtarësim në BE”, tha Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!