Stoltenberg: Një NATO e fortë është në interesin e Amerikës

schedule15:01 - 10 Korrik, 2024

schedule 15:01 - 10 Korrik, 2024

Një NATO e fortë është në interesin e Amerikës, tha Sekretari i Përgjithshëm në Uashington.

I pyetur për ndikimin e zgjedhjeve të ardhshme në SHBA, Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s , tha: “Unë pres që pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve, SHBA-ja do të mbetet një aleat i fortë dhe i vendosur i NATO-s”.

“Është në interesin e sigurisë së SHBA-së që të ketë një NATO të fortë, tha ai.

Ai tha gjithashtu se beson se SHBA do të mbetet një aleat i fortë për shkak të “mbështetjes së gjerë dypartiake për NATO-n”.

“Kritika kryesore nga presidenti Trump dhe gjithashtu nga të tjerët kundër NATO-s në fakt nuk kanë qenë kryesisht kundër NATO-s, kanë qenë kundër aleatëve të NATO-s që nuk shpenzojnë mjaftueshëm për NATO-n  dhe kjo ka ndryshuar me të vërtetë”, përfundoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!