Stoltenberg: NATO ishte informuar paraprakisht për vizitën e Orban në Moskë

schedule14:54 - 5 Korrik, 2024

schedule 14:54 - 5 Korrik, 2024

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se Aleanca ishte informuar paraprakisht për vizitën e kryeministrit hungarez Viktor Orban në Moskë për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin.

Stoltenberg vuri në dukje në samitin e NATO-s se Orban po udhëton si kryeministër i  Hungarisë dhe se nuk do të përfaqësojë NATO-n, anëtare e së cilës është Hungaria.

Orban mbërriti në Moskë më herët gjatë ditës së sotme dhe pas mbërritjes tha se me këtë vizitë po vazhdon misionin e tij të paqes, pasi së fundmi vizitoi Kievin ku foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!