Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se Maqedonia do të marrë ftesen për anëtarësimin në Aleancën Atlantike, vetëm pasi të ketë zgjidhur çështjen e emrit me Greqinë.
Maqedonia do të marrë një ftesë për anëtarësim në Aleancën Atlantike vetëm pas marrëveshjes për çështjen e emrit me Greqinë. Deklarata u bë nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, për të përditshmen serbe Politika.
Ai foli dhe për vizitën e tij në Shkup por dhe për gjendjen e sigurisë në botë dhe në Ballkan. Duke theksuar se shpresonte në një qasje positive të Shkupit për sa i përket çështjes së emrit Stoltenberg shtoi se Aleannca Atlantike mbetet e përkushtuar në mbështetjen e Maqedonisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO.
Por ai tha se anagzhimi i qeverisë maqedonase për realizimin e reformave mbetet gjithashtu i rëndësishëm për marrjen e ftesës për anëtarësim. Ai nënvizoi se kishte inkurajuar qeverinë e kryeministrit Zaev për të vazhduar zbatimin e reformave, por dhe dialogun mes palëve politike në vend. Lidhur me gjendjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, sekretari i përgjithshëm i NATO-s u shpreh se ky është rajon me rëndësi strategjike për Aleancën. Sipas Stoltenberg, NATO është e përkushtuar në përforcimin e partneritetit me Serbinë, duke e respektuar në tërësi politikën e saj të neutralitetit./abcnews.al