Stoltenberg: I sigurtë që NATO do të marrë vendime të forta për Ukrainën

schedule08:39 - 11 Korrik, 2023

schedule 08:39 - 11 Korrik, 2023

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ndodhet në Vilnius për samitin e Aleancës, ndërsa së fundmi ka folur duke thënë se është i bindur që do të merren vendime të forta për Ukrainën.

Në një fjalë të shkurtër hapëse, ai shtoi: “Ukraina është afruar shumë me NATO-n, është koha për ta reflektuar këtë në të gjitha vendimet e NATO-s”.

Siç e përmendëm më herët, ndërsa aleanca synon t’i japë Ukrainës një lloj rruge drejt anëtarësimit, ajo është ende e ndarë se sa larg duhet të shkojë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!