Stoltenberg i bën thirrje Rusisë t’i japë fund luftës

schedule12:06 - 1 Mars, 2022

schedule 12:06 - 1 Mars, 2022

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje Rusisë që t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe të tërheqë të gjitha trupat e saj, duke shtuar se aleanca nuk do të dërgojë trupa apo avionë luftarakë për të mbështetur Kievin pasi nuk dëshiron të bëhet pjesë e konfliktit, shkruan The Guardian

“Sulmi rus është krejtësisht i papranueshëm dhe është mundësuar nga Bjellorusia”, tha Stoltenberg të martën pas takimit me presidentin polak Andrzej Duda.

“NATO është një aleancë mbrojtëse, dhe ne nuk duam konflikt me Rusinë.

Rusia duhet të ndalojë menjëherë luftën, të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Ukraina dhe të angazhohet për të gjetur një zgjidhje diplomatike”, shtoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!