Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s u takuan në Bruksel.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili mbajti një fjalim në hapjen e Takimit të Këshillit të Atlantikut të Veriut që mbahet në kuadër të Takimit të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, tha se do të diskutojnë përgatitjet për Samitin e NATO-s i cili do të mbahet më 11-12 korrik në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius.
Stoltenberg tha se do të rishikojnë planet për mbrojtjen evropiane dhe se do të ndërmarrin hapa për të përballuar kërkesën në rritje të prodhimit të industrisë së mbrojtjes.
Ai bëri të ditur se do të zhvillojnë një angazhim të ri dhe më ambicioz për investimet e mbrojtjes. Stoltenberg deklaroi se në kuadër të kësaj presin që të formohet qasja për të ndarë të paktën 2% të prodhimit kombëtar bruto për mbrojtjen.
Në Takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut që mbahet në nivel ministrash, mori pjesë edhe ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson.