Në një intervistë për mediat serbe, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi se aleanca do të vazhdojë misionin e saj në Kosovë me qëllim për të mbrojtur të gjithë qytetarët
NATO nuk do të tërhiqet nga baza në Bondsteel dhe do t’i mbrojë të gjithë qytetarët e Kosovës. Ka qenë kjo deklarata e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stolltenberg, gjatë një interviste për mediat serve. Ai theksoi për të disatën e herë se nuk ka asnjë plan për reduktimin e trupave në Kosovë.
Stoltenbergut i është kërkuar të komentojë se si e sheh pas kaq vitesh bombardimin e Jugosllavisë në atë kohë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ndër të tjera u shpreh se ka qenë dhe është detyrë e NATO-s që të ndalohen tragjedi humanitare por dhe shmangia e viktimave mes civilëve.
Stoltenbergu tha se NATO e respekton qëndrimin e Serbisë, e cila nuk dëshiron të jetë anëtare e Aleancës duke kërkuar të mbetet neutrale, por gjithashtu respekton dhe faktin se Serbia dëshiron të jetë partnere e NATO-s në luftën kundër terrorizmit, dhe në rastet e fatkeqësive natyrore./abcnews.al