Stoltenberg: Dënoj sulmet raketore ruse në Ukrainë dhe vrasjen e civilëve

schedule08:24 - 9 Korrik, 2024

schedule 08:24 - 9 Korrik, 2024

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dënuar sulmet me raketa ruse në Ukrainë, të cilat shkaktuan viktima të shumta civile, përfshirë fëmijë.

“Rusia vazhdon luftën e saj brutale në Ukrainë. Sapo kemi parë sulme të tmerrshme me raketa në qytetet ukrainase në të cilat janë vrarë civilë të pafajshëm, përfshirë fëmijë. Unë i dënoj këto sulme të tmerrshme,” tha Stoltenberg.

Gjithashtu ai bëri të ditur se gjatë samitit të NATO-s që fillon sot në Uashington, do të merren vendime për forcimin e mëtejshëm të ndihmës për Ukrainën.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!