Stoltenberg: Anëtarësimi i Finlandës do të forconte NATO-n

schedule12:32 - 12 Maj, 2022

schedule 12:32 - 12 Maj, 2022

Pas vendimit të Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, Sekretari i Përgjithshëm i aleancës Jens Stoltenberg tha se anëtarësimi i vendit do të forconte NATO-n dhe vetë Finlandën, sipas BBC.

“Nëse Finlanda vendos të aplikojë,  do të mirëpritet krahëhapur në NATO dhe procesi i anëtarësimit do të jetë i qetë dhe i shpejtë,” tha Stoltenberg.

Finlanda nga ana tjetër ka deklaruar se kërkon t’i bashkohet aleancës sa më shpejt të jetë e mundur.

“Finlanda është një nga partnerët më të ngushtë të NATO-s, një demokraci e konsoliduar, një anëtare e Bashkimit Europian dhe një kontribues i rëndësishëm për sigurinë euroatlantike,” tha Stolternberg.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!