Stoli i Tiranës mbetet bosh, “bardheblutë” kanë gati kandidatin për kreun e pankinës

schedule14:16 - 5 Tetor, 2023

schedule 14:16 - 5 Tetor, 2023

Dy humbje radhazi në “Selman Stërmasi”, fillimisht ndaj “shijakasve” të Erzenit, me rezultatin, 0 me 2 e më pas ndaj “kurbinasve” të Laçit, me rezultatin 0 me 3, duket se kanë mjaftuar që Presidenti i “bardhebluve” të Tiranës, Refik Halili, t’i japë fund “aventurës” së Orges Shehit në pankinën e kryeqytetasve vetëm 2 ditë para “klasikes” ndaj Vllaznisë.

Presidenca bardheblu i ka dhënë pak ore vetes për të zyrtarizuar pasuesin e Shehit, duke shtyrë seancën stërvitore të kësaj te enjteje nga ora 11:00 në 15:00 dhe sipas mediave një ndër kandidatët më potencial për stolin “bardheblu” ëshë një emër i njohu për këta të fundit, Julian Ahmataj.

Ky i fundi ka qenë në krye të “rekordmenëve” të Shqipërisë, për një periudhë 2 mujore në sezonin 2019-2020, më konkretisht në periudhën tetor-dhjetor, si dhe ka luajtur në 2 periudha të ndryshme veshur me fanellën e “bardhebluve”, fillimisht në sezonin 2009-2010 e më pas përgjatë sezoneve 2011-2013, ku ka arritur të fitojë dhe 2 herë Superkupën e Shqipërisë. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!