Trajneri Ernest Gjoka ka folur për të ardhmen e tij. Strategu 49-vjeçar është i ftuar në studiot e ABC News në emisionin Pressing, ku ka folur për zërat që e çojnë atë te Shkëndija e Tetovës. Për të ardhmen e tij dhe për Superioren, Gjoka tha:
SHKËNDIJA – “Çdo gjë duhet folur pasi të vendoset firma. Deri më tani, nuk ka asnjë firmë. Sot jam këtu për të folur për Superioren, që është kampionati më i bukur i viteve të fundit”.
SUPERIORE – “Unë mendoj se të gjitha skuadrat janë në garë. Janë mobilizuar në maksimum dhe po marrin më të mirën. Bylisi ka javë që po na tregon pse është kryesues, Teuta dihet se është një nga ekipet pretedente. Skënderbeu vazhdon me hapin e tij, njëherë mirë, njëherë keq. Çudia është tek ekipet qe nuk i prisnim në krye, por prape do të ketë rotacione çdo javë”./abcnews.al