Stoli i Man United, në lojë futet edhe Pochettino

schedule12:02 - 27 Tetor, 2021

schedule 12:02 - 27 Tetor, 2021

 

Ole Gunnar Solskjaer përballet me një moment shumë të vështirë, ndoshta më të vështirin qe nga momenti që mori drejtimin e Unied dhe ka tre prova për të shpëtuar pozicionin, Tottenham, Atalanta dhe Manchester City.

Nëse ai nuk bën një kthesë, ai do të shkarkohet , sipas shtypit anglez. United ka kontaktuar tashmë disa kandidatë (Zidane, Conte, Ten Hag dhe Rodgers) për të zbuluar situatën e tyre, por, sipas ‘Daily Star’, favoriti numër një i bordit është një dëshirë e vjetër, Mauricio Pochettino.

Kur Mourinho u largua, ideja e skuadrës së Mancunianos ishte që Ole të ishte një urë lidhëse mes portugezit dhe Pochettinos, por fillimi i mirë i norvegjezit e bëri atë të fitonte pozicionin. Megjithatë, të qenit i preferuari i tij nuk do të thotë se nënshkrimi i tij është i lehtë. Në Paris nuk e hapin krahun lehtë, pavarësisht se argjentinasi lundron mes dyshimeve. r.t/abcnews.al