Stolat dhe tavolinat e “Beach Bar” si duket nuk shërbejnë vetëm për qëndrimin e pushueseve, por janë kthyer edhe në “palestër”. Me pak teknika në to mund të bëhet palestër dhe gazetari jonë Krisnit ka treguar disa mënyra se si mund të ushtrohemi në kushte plazhi.
“Siç u kam premtuar do vazhdojmë me ushtrimet dhe stërvitjet në kushte plazhi. Por çfarë ushtrimesh mund të bësh kur nuk ka asnjë palestër vërdallë? Sot do të përdorim stolat dhe tavolinat që ka pranë “Beach Bar” dhe do të bëjmë 6 ushtrime të cilat thuajse aktivizojnë të gjithë trupin përfshirë edhe muskujt e barkut. Qëndroni deri në fund për të parë se ku do ta përdorim tabelën e recepsionit”, tha ai. /abcnews.al