Stoku i dosjeve në gjykata/ PS e PD rezerva për KLGJ, Xhafaj e Çupi: Vonesa në vendimmarrje

schedule19:43 - 7 Qershor, 2024

schedule 19:43 - 7 Qershor, 2024

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor kërkoi mbështetje financiare dhe ndërhyrje në godinat e gjykatave për të ulur numrin e madh të dosjeve ne pritje për gjykim.

Në seancë u përball me kritika nga deputeti socialist Fatmir Xhafaj, por edhe ajo e Partisë Demokratike Dhurata Çupi për vendimmarrje të vonuara nga KLGJ apo mos marrje të masave për të eliminuar çështjet e prapambetura

Llagami premtoi se nëse do të marrë mbështetjen e duhur financiare për shtimin e personelit nëpër gjykata apo edhe ndërhyrjen në godina, për 3 vite merr fund edhe stoku i madh i dosjeve.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!