Stimuj financiarë për ata që zgjedhin të studiojnë për mësuesi

schedule16:14 - 18 Janar, 2018

schedule 16:14 - 18 Janar, 2018

Cilësia e mësuesve në shkollat tona shpesh është vënë në diskutim. Një vlerësim kombëtar që iu bë arsimtarëve në rang vendi, nxorri në pah se 12 % e tyre ishin dobët dhe 64% kishin nëvoje për kualifikim. Për të ndryshuar situatën Ministria e Arsimit do të nxisë maturantët me rezultate te larta, që të studiojnë këto degë, përmes subvencionimit të tarifave.

Në mënyrë që mësuesia të mos jetë më një fakultet ku shkohet për të mos mbetur pa shkollë, Ministria e Arsimit po sheh mundësinë të nxisë maturantët me rezultate të larta të zgjedhin këto degë përmes stimujve finanicarë.

Ervin Demo, Zv/ministër i Arsimit: “Ose të subvencionojmë programet e mësuesisë që të kenë tarifat më të ulëta, të mbështesim, të marrim të ardhura shtesë nga buxheti i shtetit, në formën e granteve për të ofruar këtë shërbim, ose në do të përdorim instrumenta incintivuese për studentët e shkëlqyer që zgjedhin këto degë”.

Fokusi është rritja e cilësisë se mësuesve të ardhshëm, për këtë do të rishikohet edhe mesatarja e maturantëve që do të konkurrojnë në këto programe studimi.

Ervin Demo, Zv/ministër i Arsimit: “Mesatarja sot që flasim është mesatarja 6 për të gjithë sistemin dhe është për të gjitha degët. Ne do të bëjmë një diferencim së pari për programet e mësuesisë dhe do të jetë më e lartë se gjashta. Mund të jetë më lart, kjo është një gjë që do të bëhet në bashkëpunim dhe prandaj organizohen këto tryeza”.

Ndërkohë që në bashkëpunim më institucionet e arsimit të lartë do të unifikohen kurrikulat që përdorin fakultetet e universiteteve të ndryshme. Aktualisht interesi për degët e mësuesisë është i ulët ndërkohë që i tillë është edhe niveli i shumicës së maturantëve që i përzgjedhin. Fakt që reflektohet në përgatitjen e mësuesve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.

Pas një vlerësimi kombëtar që iu bë arsimtarëve më me pak se 20 vite punë, në rang vendi, rezultoi se 12% e atyre që iu nënshtruan testimit dolën dobët, 64% kishin nevojë për kualifikim dhe 25% janë në nivel shumë të mirë./abcnews.al