Stilisti prezanton koleksionin frymëzuar nga pandemia: Moda pasqyron kohën që po kalojmë

schedule12:56 - 22 Shtator, 2020

schedule 12:56 - 22 Shtator, 2020

Pandemia e Covid-19 padyshim ka prekur dhe industrinë e modës dhe për pasojë shumë stilistë janë frymëzuar nga situata e vështirë që po kalon bota për të sjellë krijimet e tyre të reja.

Stilisti turk Bora Aksu ka prezantuar koleksionin e tij të fundit në Javën e Modës në Londër, përmes së cilës dëshiron të përcjellë një mesazh shprese, duke iu kujtuar njerëzve se ashtu sikurse pas Luftës së Parë Botërore dhe pandemisë së gripit spanjoll, kohë më të mira do të vijnë për të gjithë që po përballen me këtë situatë.

Stilisti shprehet se pandemia dhe periudha izoluese ka ndikuar aq shumë në jetën e njerëzve, në mënyrën se si veprohet dhe punohet, saqë “nuk mund ta largosh vëmendjen nga ajo.” Kjo e bëri atë të mendonte për pandeminë e gripit të vitit 1918 si dhe kohën në fund të luftës.

Veshjet e bardha me çorape të gjata dhe çizme të bardha reflektonin veshjen minimale të infermierëve që mjekonin të plagosurit e luftës dhe atyre që vuanin nga gripi, tha ai.”Koleksionet dhe moda në të vërtetë duhet të pasqyrojnë kohët që po kalojmë,” tha Aksu për Reuters. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!