Mesfushori i Bayern Munchen, Douglas Costa, është rikthyer të flasë për aventurën e tij te bavarezët. Në një pronocim për “DAZN”, braziliani flet për stilin e lojës të Bayernit si dhe i shkel syrin një rikthimi në Itali.
“Bayern luan një futboll tjetër tashmë nga ai që luante kur unë erdha këtu për herë të parë. Tani ne luajmë më në sulm, ndërsa më parë e mbanim topin më shumë dhe ai stil loje më pëlqente më shumë”, deklaron braziliani.
“Guardiola? Fenomen. Ai është i ashpër dhe i pëlqen të punojë shumë. Për sa i përket aventurës te Juventus, atje u adaptova shumë shpejt. Idhulli im? Roberto Baggio.
Në Torino nuk mësova dot italisht, ngaqë flisja spanjisht me Dybalën. Në Serie A luhet një futboll ndryshe nga ai gjerman, më mbrojtës. Do të doja të rikthehesha atje, pasi është një vend që e vlerësoj shumë”, përfundon Costa. /abcnews.al