Barcelona, përshtatja me ekipin katalanas, kapiteni Leo Messi, trajneri Roland Koeman dhe Miralem Pjanic: këto janë temat ku është ndalur Frenkie De Jong në prononcimin e fundit. Mesfushori holandez flet edhe rreth stilit të tij të lojës dhe dëshirës për të qarkulluar topin e sulmuar kundërshtarët.
“Më pëlqen të nis menjëherë manovrën sulmuese në momentin që marr topin, është pjesë e natyrës time të lojës. Ndihem mirë në mesfushë, edhe pse do të më pëlqente të luaja pak më i avancuar. Koeman? Kemi një komunikim shumë të mirë së bashku.
Më thotë qartësisht atë që kërkon nga unë. E dëgjoj kur flet, është një tip autoritar që e njeh shumë mirë futbollin, pasi ka qenë një lojtar i madh në të kaluarën. Messi? Kur ke Leon në skuadër, e di që ke përkrah futbollistin më të mirë në planet.
Tentojmë gjithmonë ta vendosim në pozicionin më të mirë për të bërë ndryshimin dhe kur ia dalim, ai ta shpërblen gjithmonë. Pjanic? Futbollist i madh, ka cilësi të mira në qarkullimin e topit, e lexon lojën në mënyrë perfekte dhe ka një goditje fantastike. Do të japë shumë për Barcelonën“, përfundon De Jong. /abcnews.al