Stil kapitalist, Koreja e Veriut ndalon xhinset e ngushta dhe flokët e gjata

schedule11:49 - 29 Maj, 2021

schedule 11:49 - 29 Maj, 2021

Udhëheqësi i Koresë së Veriut,  Kim Jong Un ka ndaluar që qytetarët të veshin xhinse të ngushta, të rrisin flokët dhe të vendosin piercing pasi i ka cilësuar si simbole “stilit kapitalist”.

Sipas gazetës zyrtare të Koresë së Veriut, qeveria duhet të marrë masa për të ndaluar “kulturën kapitaliste”. Përveç kësaj, gazeta zyrtare e Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Veriut “Rodong Sinmum” botoi një artikull që shpreh shqetësimin se  tendenca e të rinjve po shkon gjithnjë e më shumë drejt Perëndimit.

Regjimi ka publikuar një broshurë që tregon se si duhet të jetë imazhi i rrobave dhe i modeleve të flokëve për çdo burrë dhe grua. Pra, burrat nuk do të lejohen të kenë flokët  e gjata apo ti lyejnë ato. Anëtarët e organizatës shtetërore të të rinjve shpesh do të duhet të  veprojnë si “policë të modës” dhe puna e tyre është të ndalojnë këdo që vesh rroba që duken si “të huaja”.

Xhinset  e ngushta, piercing në hundë dhe buzë, si dhe bluza të firmave të njohura janë gjithashtu të ndaluara, sipas një artikulli në “Metro”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!