Aktori amerikan Steve Martin, ka bërë vaksinë kundër koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur dje përmes Tëitterit, ku vaksinimin e quajti si lajm të mirë ndërsa “lajm i keq” është se është 75-vjeç.
“Lajm i mirë/ Lajm i keq. Lajm i mirë: Unë sapo u vaksinova! Lajm i keq: E bëra sepse jam 75 vjeçar. Procesi ishte i thjeshtë dhe u drejtua me përsosmëri nga Ushtria Amerikane dhe Garda Kombëtare. Faleminderit të gjithëve, faleminderit shkencë”, ka shkruar aktori.
Kujtojmë që ndër filmat e tij më të njohur janë “The Pink Panther, Father of the bride, Cheaper by the dozen, The Jerk, Parenthood, Shopgirl”. l.k/abcnews.al