Trupat ushtarake gjeorgjiane dhe amerikane janë të impenjuara në një stërvitje të përbashkët në bazën ushtarake pranë Tbilisit. Me këtë rast, në vend janë mbledhur mjete të rënda.
Çdo gjë ndodh në një moment përshkallëzimi tensionesh mes Rusisë dhe NATO-s. Moska po vëzhgon këtë stërvitje dhe deklaroi se do të ketë reagime.
6x ?? USAF C-130 flew over ?? within frames of large scale NATO-Georgia exercises #AgileSpirit2021. pic.twitter.com/blLcRuADCR
— Predator (@PredatorGeo) August 1, 2021
Por ndërkohë nga baza ajrore, zyrtarë amerikanë shprehen të kënaqur me këtë bashkëpunim. Ata u shprehën se me partnerët gjeorgjianë po punojnë për të dëshmuar aftësinë për bashkëpunim. Ata u shprehën të sigurte se mund të vendosin forcat luftarake në çdo pjesë të botës. Në një moment që stërvitjet vazhdojnë, zv/ministri i jashtëm rus Aleksandër Grushko u shpreh se Moska do të marrë të gjitha masat e duhura për të ruajtur interesat e saj.
Ai theksoi se numri i stërvitjeve të NATO-s është rritur këto vitet e fundit, dhe shumë prej tyre kanë paragjykime ndaj Rusisë. Ai shtoi se duke marrë parasysh planifikimin e përgjithshëm ushtarak të NATO-s, që përqendrohet gjithnjë e më shumë në të ashtuquajturin kërcënim nga lindja, stërvitje të tilla shkaktojnë shqetësim./abcnews.al