Stërvitjet e skuadrave dhe Serie A, Spadafora konfirmon qëndrimin e tij

schedule09:37 - 4 Maj, 2020

schedule 09:37 - 4 Maj, 2020

Klubet e Serie A kanë rënë dakord që kampionati të rifillojë dhe Ministri i Brendshëm i Italisë dha leje ditën e djeshme për rikthimin e skuadrave në stërvitje. Kjo do të ndodhë në 18 maj, teksa Vincenzo Spadafora ka theksuar qëndrimin e tij.

Ministri i Sporteve nuk e mohoi disa ditë më parë faktin që mund të vendoste pezullimin përfundimtar të këtij sezoni futbollistik në Itali. Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke u treguar i prerë në lidhje me futbollin.

Lexoj gjëra të çuditshme, por qëndrimi im në lidhje me futbollin nuk ka ndryshuar. Skuadrat nuk mund të rifillojnë stërvitjen përpara datës 18 maj dhe nuk mund të flitet në këto momente për rifillimin e kampionatit.

Tani më falni, por duhet të kthehem të merrem edhe me sportet e tjera dhe qendrat sportive (palestrat, qendrat e vallëzimit, pishinat etj), që duhet të hapen sa më shpejt”, shkruan Vincenzo Spadafora. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!