Peniani ka reaguar menjëherë pas nisjes së stërvitjes së përbashkët ushtarake mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Jugut, duke thënë se është një provokim që mund të shkaktojë në cdo moment një luftë bërthamore.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe korea e Jugut kanë nisur stërvitjen më të madhe të përbashkët ushtarake të forcave të tyre ajrore. Një stërvitje e përmasave që nuk është parë ndonjëherë në historinë e të dyja vendeve me qindra mjete fluturuese dhe më shumë se 20 avionë të cilët janë të pakapshëm nga radarët. Ministria koreanojugore e mbrojtjes shpjegoi se operacioni në fjalë do të zgjasë pesë ditë. Mbrojtja amerikane merr pjesë me rreth 12 mijë ushtarakë.
Korea e Veriut reagoi me anë të një deklarate të publikuar nga e përditshmja zyrtare e partisë komuniste në vend, duke thënë se stërvitja e përbashkët është një provokim i rrezikshëm që mund të shkaktojë një luftë bërthamore në çdo moment./abcnews.al