Stërvitje “ushtarake” dhe karikimi me ujq, Gasperini zbulon sekretin e Atalantës

schedule14:37 - 21 Maj, 2020

schedule 14:37 - 21 Maj, 2020

Atalanta nuk befason më askënd. Skuadra bergamaske luan prej vitesh një futboll ndryshe dhe rezultatet pozitive nuk kanë munguar. Sivjet provuan për herë të parë emocionet e grupeve të Champions League dhe ia kanë dalë të kualifikohen në çerekfinale. Kualitet, besim në vetvete, guxim për të sulmuar e dominuar kundërshtarin, dhe shumë gola të shënuar.

Skuadra italiane zhvillon një futboll total dhe është gjithmonë emocionuese t’i shohësh në aksion Gjimshitin me shokë. Ritmi dhe intensiteti që mbajnë djemtë e Gian Piero Gasperinit gjatë 90 minutave, është i frikshëm. Trajneri është “arkitekti” dhe shpjegon sekretin e kësaj Atalante spektakolare për The Guardian.

Lojtarët e mi duhet të djersiten shumë dhe të luftojnë pafund gjatë seancave stërvitore. E them gjithmonë, më frikësojnë ata që nuk punojnë fort. Fitoret lindin nga sakrificat. Nëse nuk vrapon në stërvitje, si mund të vraposh në ndeshje? Mos të harrojmë që ka shumë rëndësi të zbavitesh në stërvitje, aty krijohet stili i lojës së skuadrës dhe përmirësohet cilësia.

Kam vendosur një foto ujqish në dhomat e zhveshjes. Ka ujqër në pjesën e përparme, disa në mes dhe një që qëndron në fund të kopesë. Ata që janë të parët vendosin ritmin. Ujqit që vijnë më pas janë më të fortët, janë ata që duhet të mbrojnë të gjithë kur sulmohen. I fundit është shefi, i cili sigurohet që asnjë të mos mbetet pas.

I mban të gjithë të bashkuar dhe është gjithmonë gati për të vrapuar në funksion të mbrojtje së grupit. Mesazhi është i thjeshtë: një lider nuk qëndron vetëm në krye, ai përkujdeset për gjithë skuadrën. Kjo është ajo që kërkoj nga djemtë e skuadrës time“, thekson Gian Piero Gasperini. /abcnews.al