Ka përfunduar pak më parë stërvitja ‘Defender 25’, një nga stërvitjet më komplekse të NATO-s.
Gazetarja Gerta Vasku e cila ndoqi operacionin e simuluar në brigjet e Durrësit tha se në këtë operacion ishin edhe trupat e NATO-s të cilët ndoqën nga afër procesin, si dhe pati edhe forca ajrore që ndërhynë në anijen ku ‘dyshohej se kishte eksploziv dhe forca terroriste’.
“U zhvillua rreth 6 miljë larg nga bregu i Durrësit. Ne jemi nisur nga porti i Durrësit me anijen Oriku dhe Lisus ku ishin të pozicionuar trupat tokësor. Këtë operacion e kanë ndjekur nga afër edhe trupat e NATO-s, konkretisht dy anije të trupave të NATOS. Forcat e Armatosura kishin dyshime që në një nga anijet mund të kishte eksploziv ose forca terroriste, pati edhe forca ajrore që bënë ndërhyrjen e menjëhershme në anijen që dyshohej.
Kanë marrë pjesë edhe forcat detare të Shqipërisë, nga forcat Elite. Operacioni zgjati disa minuta.” / abcnews.al