Stërvitja e fundit përpara Çekisë, “legjionarët” në “garë” për një vend titullari

schedule19:16 - 11 Tetor, 2023

schedule 19:16 - 11 Tetor, 2023

Mbrëmjen e së enjtes, “legjionarët” e Kombëtares sonë do të presin në mitikun “Air Albania”, përfaqëuesen e Çekisë, në përballje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, sfidë e cila pritet të jetë vendimtare në lidhje me kualifikimin e “shqiponjave” tona në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për ekipet Kombëtare në Evropë.

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, Kombëtarja zhvilloi dhe seancën e fundit stërvitore, në prag të sfidës ndaj Çekisë, ku padyshim u vu ru mungesa e “bomberit” nga Malësia e Madhe, Armando Broja, i cili sipas deklaratave të teknikut Sylvinho do të humbasë dhe sfidën e nesërme për shkak të dhimbjeve që ndjen në gjurin e operuar.

Ndërkaq, stërvitjes së përbashkët ekipore i janë bashkuar dhe Keidi Bare e Klaus Gjasula, të cilët do të jenë të gatshëm për sfidën ndaj Çekisë. Përsa i përket një vendi titullar në repartin e mbrojtjes krah Gjimshitit, në “garë” janë Mihaj, Ajeti e Vesli, ndërsa Daku e Cikalleshi do të garojnë për një vend titullari në majën e sulmit. /i.m /abcnews.al

SHIKONI PAMJET:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!