Sterling: Duhej ndeshje e madhe, e bëmë! Ju tregoj dy bishat e Anglisë

schedule20:34 - 29 Qershor, 2021

schedule 20:34 - 29 Qershor, 2021

Raheem Sterling ishte ai që zhbllokoi ndeshjen kundër Gjermanisë dhe statistikat me Anglinë i ka fantastike. Për sulmuesin e Manchester City ishte goli i 15-të në 20 ndeshjet e fundit me kombëtaren e “Tre Luanëve”.

Pas ndeshjes, Sterling foli dhe lavdëroi dyshen e qendrës së mesfushës në maksimumin. “E dinim qe duhet të bënim një paraqitje të madhe kundër një skuadre të mirë si Gjermania.

Mendoj se e bëmë diçka të tillë sot. E dinim gjithashtu se me çfarë intensiteti mund të luajmë dhe jo shumë ekipe mund ta përballojnë.

Dy djemtë tanë në mesfushë, Rice dhe Phillips ishin klas, ata e hëngrën tokën, ishin bisha në mesfushë”, tha mes të tjerash Sterling. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!