Anglia ka arritur të fitojë me shifrat 2-1 ndaj Danimarkës në gjysmëfinalet e Europianit dhe është kualifikuar në finale, ku do ndeshet me Italinë. Pas ndeshjes për këtë ndeshje historike foli një nga më të mirët në fushë, Raheem Sterling.
“Ishte një paraqitje e madhe nga skuadra jonë. Na u desh të gërmonim thellë në zonën e Danimarkës. Ishte hera e parë që pësuam gol, por u përgjigjëm dhe treguam shpirt të madh gare. E dinim se do të ishte shumë e vështirë.
Qëndruam të duruar dhe e dinim se me kujdes dhe agresivitet do të bënim mirë. Është një tjetër hap në drejtimin e duhur. Duhet të përqendrohemi për ndeshjen e së dielës tashmë.
Çdo gjë hap pas hapi. E dimë shumë mirë se ç’do të thotë futbolli për këtë vend. Energjia jonë dhe atmosfera ishte e lartë. Tani kemi Italinë. Do festojmë pak dhe pastaj do mendojmë për ta”, tha ndër të tjera ylli i Manchester Cityt. /abcnews.al