“Sterizilimi”/ Shtyhet seanca për Ilir Beqajn, shkak, mungesa e njërit prej avokatëve

schedule10:27 - 26 Korrik, 2024

schedule 10:27 - 26 Korrik, 2024

Shtyhet për të disatën herë seanca paraprake për Ilir Beqajn dhe personat e tjerë të akuzuar për dosjen e “Sterilizimit”. Shkak u bë mungesa e një prej avokatëve.

Ish-ministri i Shëndetësisë ishte i pranishëm në seancë ndërsa kërkoi që nëpërmjet një deklarate të kundërshtojë veprime e SPAK.

Sipas Beqajt aktet e sjella në gjykim përmbajnë të pavërteta.

Por nga ana tjetër ndërhyri gjykata duke i kujtuar Beqajt se për shkak të mungesës se një prej avokatëve në seancë nuk mund të vijojë deklaratën, por do t’i jepet mundësia për t’u shprehur në një moment tjetër.

Seanca ku gjykata do të shprehet nëse dosja kalon për gjykim ose jo u shty për në datën 12 shtator.

/abcnews.al/