“Stërgjyshi im ishte grek”, Anxhela Peristeri flet për mediat në Greqi: Jeni vendi që adhuroj

schedule20:33 - 12 Prill, 2021

schedule 20:33 - 12 Prill, 2021

Këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, ka folur për median greke, EPT 1, pasi ka jetuar dhe karrierën artistike e ka nisur në Greqi.

Anxhela tregoi se stërgjyshi i saj ka qenë grek, prandaj dhe ajo sot ka një mbiemër grek.

Pavarësisht kësaj, për këngëtaren Shqipëria është atdheu i saj, por nuk fsheh adhurimin për Greqinë, pasi ka miq shumë të mirë dhe ka kaluar vitet më të bukura.

“Pershëndetje, jam Anxhela Peristeri dhe përfaqësoj Shqiperinë në Eurovision sivjet me këngën “Karma”.  Çfarëdo jep, merr prandaj dhe ne duhet t’ju bëjmë mirë të tjerëve që të marrim mirësi. Unë dhe kompozitori im Klejdi Bahiti kishim menduar çdo vit që të merrnim pjesë por gjithmone ishim shumë të zënë. Sivjet me shkakun e pandemisë kishim kohë dhe zgjodhëm një kenge midis 2 -3 që shkruajtëm dhe shkuam në konkurs. Stërgjyshi im ishte grek prandaj dhe mbiemri im është grek Peristeri. Kam bashkëpunuar me Paolën, Andoni Remon që e dua shumë. Fillova në fillim me Valantin pastaj me Elena Papadopoulou. Shqipëria për mua është atdheu im, këtu u linda, këtu u rrita, këtu u bëra e njohur, me mbeshtetën njerëzit dhe akoma më mbështesin. Greqia për mua është një vend që e adhuroj, shumë i bukur. Aty kam miqtë më të shumtë sepse jetova aty vitet më të mira.’’- tha Peristeri.

Kujtojmë që Shqipëria është renditur e 11-ta në listën e shteteve që garojnë natën e dytë të “Eurovision, ndërsa Anxhela do të paraqitet me këngën “Karma” të shkruar nga Olti Curri dhe me muzikë të Kledi Bahitit./abcnews.al