Statistikat: Tirana, destinacioni i tretë më i preferuar në botë për t’u vizituar pas Mynihyt dhe Tokios

schedule12:26 - 20 Maj, 2024

schedule 12:26 - 20 Maj, 2024

Tirana është renditur në top tre destinacionet më të rezervuara për periudhën qershor-gusht të vitit 2024, sipas një raporti të publikuar nga Mastercard Economics Institut.

Dy vendet e para sipas këtij raporti janë për Mynihun në Gjermani, dhe Tokion, kryeqendrën e Japonisë.

Sipas raportit, në vitin 2024, destinacionet më të lira bregdetare si Shqipëria, Kroacia dhe Turqia po regjistrojnë rritjen më të lartë të trafikut të fluturimeve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TRT Balkan AL (@trtbalkanal)

Vitin e kaluar, Shqipëria shënoi një numër pozitiv sa i përket numrit të turistëve që vizituan vendin. Këtë vit, kryeministri Edi Rama ka thënë se objektivi është të arrijmë 14 milionë turistë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!