Liverpool nuk po kalon aspak një moment të mirë dhe humbja me Evertonin në shtëpi e konfirmoi edhe më shumë formën e dobët që ekipi ndodhet. Kjo ishte disfata e parë në “Anfield Road” për vendasit në derbi që nga viti 1999, por kjo nuk është e vetmja statistikë negative për “The Reds”.
Djemtë e Jurgen Klopp kanë regjistruar katër humbje radhazi në shtëpi, diçka që nuk ndodhte që nga dhjetori i vitit 1923. Gjithashtu, ata janë ekipi i parë kampion që kanë këtë ecuri negative, pasi herën e fundi që ka ndodhur daton në sezonin 1928-1929, ku Evertoni kampion humbiste po katër ndeshje në shtëpi.
4 – Liverpool have lost four consecutive home league games for the first time since December 1923, while they are also the first reigning top-flight champion to lose four consecutive home league games since Everton in the 1928-29 season. Nightmare. pic.twitter.com/sJGOMfeP2R
— OptaJoe (@OptaJoe) February 20, 2021
Aktualisht, Liverpool renditet në vendin e gjashtë në renditje me 40 pikë. Ndërkohë tifozët menjëherë pas humbjes në derbi filluan fushatën në rrjetet sociale, ku kërkojnë largimin e Klopp, pasi besojnë se cikli i tij ka përfunduar tashmë. /abcnews.al