Pas pak çastesh në “Wembley” Anglia sfidon Danimarkën në gjysmëfinale të kampionatit Europian. Të gjitha shpresat e “Tre Luanëve” janë te sulmuesi kryesor i tyre, Harry Kane.
Një statistikë e veçantë shton edhe më shumë pritshmëritë e tifozëve të ylli i Tottenham. Portieri i Danimarkës, Kasper Schmeichel, i cili luan në Premier League me Leicester City, është “preja” e preferuar e Kane.
Plot 14 gola i ka shënuar Kane danezit, duke qenë i pari në listën e portierëve që kanë pësuar më shumë rrjeta nga Harry Kane. Mbetet të shihet nëse sulmuesi i Spurs do e thellojë këtë rekord sonte. /abcnews.al
14 – In his professional career for club and country, Harry Kane has scored more goals past Kasper Schmeichel than he has against any other goalkeeper in all competitions (14). Haunting. #EURO2020 #ENGDEN pic.twitter.com/LTgugsn98C
— OptaJoe (@OptaJoe) July 7, 2021