Statistika e veçantë dhe sezoni super, Odise Roshi mes më të mirëve në Rusi

schedule15:38 - 2 Gusht, 2020

schedule 15:38 - 2 Gusht, 2020

Odise Roshi është pjesë e Akhmat Grozny prej korrikut të vitit 2016 dhe sezoni i fundit ishte më i miri në rrafshin personal me ekipin çeçen që garon në elitën e futbollit rus.

Tetë gola shënoi 29-vjeçari fierak këtë sezon, prej të cilëve shtatë në kampionat dhe një në kupë, duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit të Akhmat.

 

Roshi dribluesi i tretë më i mirë në Rusi

Faqja zyrtare e Premier League ruse, ka publikuar edhe një foto ku shfaqen pesë lojtarët më driblues të kampionatit, që është një nga pikat më të forta të lojtarit të kombëtares kuqezi.

Roshi renditet në vend të tretë. Në 110 tentativa ia ka dalë në 68 raste t’iu lërë targën kundërshtarëve, me një efikasitet prej 62%, që e pozicionon atë mes më të mirëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!