Këtë të premte që kaloi PSG-ja mposhti 2-0 Lille në ‘Parc des Princes’, duke vazhduar serinë e fitoreve në Ligue 1. Goli i Mauro Icardit në minutën e 17-të jo vetëm i dha avantazhin vendasve, por vendosi dhe një rekord të ri duke kaluar atë që mbahej nga Zlatan Ibrahimovic.
Ky ishte goli i dhjetë që argjentinasi shënon me fanellën e PSG-së që kur u transferua në Paris në ditën e fundit të merkatos nga Interi. Goli kundër Lille e bën Icardin lojtarin më të shpejtë në historinë e klubit francez që ka shënuar 10 gola, duke kaluar dhe gjigantin suedez.
Ibrës iu deshën 818 minuta lojë, pra rreth 9 ndeshje për të arritur këtë shifër golash, ndërsa Icardi ia arriti në vetëm 654 minuta, diku tek 7 ndeshje. Kur trajneri Tuchel u pyet për rekordin e Icardit ai u përgjigj: ‘’Më vjen mirë për Mauron, i bën mirë diçka e tillë, ndërsa Ibra nuk besoj se do të jetë i lumtur’’. /abcnews.al