Sulejman Starova është ndalur gjatë tek ekipi i Teutës, duke i bërë një analizë të detajuar ekipit durrsak në sezonin që kanë bërë deri tani. I ftuar në “Pressing” në studiot e ABC News, Starova tha:
TEUTA KRYESUESE – “Nuk dua të përmend fjalë spontane, pasi do të ishte o0fendim. Teuta ka investuar, ka një portier të mirë Frashërin, Arapi është nivel i lartë, Kallaku ka të ardhme të madhe, Avdyli është lojtar shumë i mirë. Çyrbja e ka rritur nivelin e skuadrës. Edhe sulmuesit kanë mundësinë për t’u rritur. Teuta nëse e rrit nivelin, do të arrijë nivele shumë të mëdha. E meriton vendin e parë, por ka dhe tre faza të tjera. Varet sesi do të veprojnë edhe skuadrat e tjera. Çdo skuadër ka defektet e veta, asnjë nuk është e kompletuar. Nëse do t’i analizojmë të gjitha, do të themi që shorti i mirë, evitimi i presionit dhe faktori psikologjik do të vendosin gjithçka. Në radhë të parë, Teuta ka një vazhdimësi, ka punuar dhe vjet me skuadrën. Ka dhe staf të plotë dhe kanë besim edhe pas disa oscilacioneve. Në portë ka një ndër portierët më të mirë në Shqipëri. Hoxha dhe Arapi janë në nivel shumë të lartë. Ka një rritje me Kuron dhe Todorovskin në krahët e mbrojtjes, por kanë ende nevojë të rriten. Aleksi ka bërë një kampionat shumë të mirë. Çyrbja i ka treguar vlerat e veta. E përsëris që Teuta ka luajtur me disa skema të tjera, por kjo e fundit me dy sulmues është më ofensive. Ka dhe lojtarë të tjerë cilësorë në stol dhe e meritojnë të jenë në vend të parë”.
DEBATI ME DABULLËN – “Nuk lejoj asnjë njeri të thotë që Teuta nuk e ka petkun për kampion. Mund të bëhen parashikime që nuk shihen si skuadra për t’u shpallur kampione, por e shpjeguam që të gjitha skuadrat kanë probleme. Mund të themi vetëm që Teuta për momentin e meriton vendin e parë dhe ku mendon se mund ta rrisin ende nivelin e tyre, e meritojnë të konsiderohen si pretedente. Nëse vazhdojnë të gjitha skuadrat me nivelet që kanë treguar deri më tani, gjithçka mund të ndodhë. Mund të thoni se sulmi i Teutës nuk është aq i fortë sa i Tiranës apo Kukësit, por në kampionatin tonë, forca është grupi. Teuta ka një grup të fortë, lojtarë të rinj që mund ta bëjnë “bum” nga java në javë”./abcnews.al