Starova për Egbon: E kemi njohur si njeri të urtë, na doli krejt e kundërta

schedule22:49 - 27 Korrik, 2020

schedule 22:49 - 27 Korrik, 2020

Sulejman Starova, pjesë e pandarë e skuadrës Pressing në ABC Neës, e ka nisur fjalën e tij me trajnerin e Tiranës, Emanuel Egbon: “Duket se Egbo ka gjëra të mbartura dhe në një kohë kontradiktore. Ne e kemi vlerësuar për aq sa kemi njohuri, si një njeri shumë të mirë, një njeri të fesë, që ka shkuar në Kishë vazhdimisht.

Kemi folur me superlativa për të. Ai nuk i është referuar studios sonë, i referohet punës së tij, se gjatë punës së tij çfarë vjen nga tribuna. Po bëhet fjalë për racizëm, jo për profesion. Ne kemi parë dhe në derbi, që është një ndeshje shumë e nxehtë, nuk kam parë ta ketë ofenduar njeri. E kemi njohur si një njeri të urtë, kjo është krejt e kundërta”, u shpreh Starova./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!