Vazhdojnë analizat në Pressing, në ABC News. Sulejman Starova, pasi analizoi Tirana-Kukësi, u fokusua te forma e Partizanit, si dhe ndeshja e sotme e “Demave” kundër Bylisit në Ballsh. Në fjalën e tij, Bobi u shpreh: “Ne po diskutojmë si paraqitet Partizani sot, a ka mundësi të kapë Europën që të respektojë sezonin?
Sot ishin dy pikë të lëna, tregoi një diferencë të madhe në aspektin fizik me Bylisin në pjesën e dytë, por nuk arriti të shfrytëzojë rastet. Partizani e pësoi prej një gabimi të Hoxhës, që është portieri më i mirë në Superiore.
Kishim dhe shtyllën e Çinarit, Partizani gjynah që nuk i mori pikët e plota. Bylisi mu duk si i çmontuar në pjesën e dytë, i mungoi Goxhaj. Ballshi po na shfaqet me dy fytyra”, u shpreh Starova./abcnews.al