Trajneri i mirënjohur, Sulejman Starova, është i ftuar në studiot e ABC News, në emisionin “Pressing”. Në fjalën e tij, Bobi u shpreh: “E kam thënë që Partizani bën pjesë nga ato skuadra që e avantazhon kalendari. Tirana tre ndeshje jashtë, Partizani brenda. Edhe Kukësi është favorit për titullin kampion.
Pati një ndryshim në rreshtim te Partizani, pasi Lerda e njeh mirë ekipin e Kukësit. Kukësi ka forcë në sulm dhe ndryshimet u bënë në mbrojtje, duke marrë masa. Për mendimin tim, ia arriti qëllimit. Është një nga ndeshjet ku Kukësi nuk arriti të krijojë raste.
Besoj se Lerda mori masa dhe kërkonte të dilte me kundërsulme të shpejta. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, pjesa e dytë më mirë Partizani. Në ndeshje të tilla, nuk mund të themi se skuadrat luajnë për barazim. Kishte shumë duele të forta dhe mendoj se ky barazim ishte i drejtë”./abcnews.al