Starova: Kur të vjen e keqja, hapi derën! Edhe Kukësi vuajti në Gjirokastër

schedule23:07 - 30 Janar, 2020

schedule 23:07 - 30 Janar, 2020

Sulejman Starova, trajneri i njohur shqiptar, është si gjithmonë i ftuar në Pressing dhe fjala e tij, merr gjithmonë vëmendje të madhe mediatike. Bobi vazhdoi të flasë dhe më tej për Partizanin dhe humbjen 3-0 në Lezhë, si dhe tha që ekipet e mëdha në Superiore, kanë lënë shumë pikë.

“Kur të vjen e keqja, hapi derën. Partizani e pësoi ashtu siç e pësoi golin e parë dhe më pas gjithçka shkoi keq. Kukësi nuk shkoi njëherë në portë kundër Gjirokastrës. Pse? Është faktor fusha, terreni. Faktori i fushës ndikoi edhe në ndeshjen e Partizanit kundër Lezhës. Ekipet e mëdha kanë lënë shumë pikë në Superiore dhe prandaj janë 8 skuadra në garë. Nuk mund t’i heqësh të drejtën për titull as Skënderbeut, as Vllaznisë”.

“Kur ndërrohet trajneri në mes të kampionatit, duhet të përballojë mungesat, duhet të përballojë dënimet, faktin që Mala nuk luan. Goli i dytë dhe i tretë në Lezhë, janë gabime në vendosje te Partizani”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!