Sulejman Starova vazhdon të analizojë sfidën e Laçit kundër Hapoel Beer Sheva, në studion e Pressing në ABC News. Mes të tjerash, trajneri i mirënjohur, ish-trajner i Laçit, u shpreh:
“Kam njohuri më tepër edhe në dy ndeshjet e vjetshme (kundër Beer Shevas). Nuk më rezulton një mesfushor i tipareve të Deliut apo të një tjetri që të bëhej zëvendësimi. E mira është që Malota të luante në treshe në qendër të mbrojtjes.
Të bëhej skema ‘5-4’ dhe pa sulmues. Por kur të vjen e keqja, hapi derën. Trajneri bëri një punë shumë të mirë, mund të shkruante historinë me Laçin. Por fati i keq i trajnerit dhe nuk ndodhi, Laçi u eliminua”, u shpreh Starova./abcnews.al