Starova: Kupa shpëtimi ynë i vetëm! Nuk kishim preferenca, Laçi i fortë

schedule21:06 - 9 Mars, 2022

schedule 21:06 - 9 Mars, 2022

Pasi mësoi emrin e kundërshtarit në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, Sulejman Starova, foli në emër të Teutës ku ai është drejtor teknik. Laçin rival e njeh mirë, pasi edhe e ka drejtuar vitet e fundit.

“Skuadra jonë është në rritje, nuk kishim preferenca. Rivalët ishin të gjithë të fortë. Vështirë të caktohet rezultati. Ekipi ka përmirësuar pjesën e pësimit të golave, kemi ekuilibër. Bazohemi te kjo për ta fituar Kupën. Mendojmë për Laçin, jo për finalen. Jemi në garë vetëm në Kupë”.

“Formacioni nuk ka pasur ndryshime të mëdha, janë përfshirë disa të rinj. Herën e fundit kishim dëmtime dhe Hebajn të pezulluar. Vila ishte i dëmtuar. Për Kupën ka kohë, do jetë formacioni më i mirë ndaj Laçit.

“Laçi është ekipi që mund të konkurrojë Tiranën. Luhatje ka, por ndeshja nuk luhet nesër ose pasnesër. Ka kohë, duhet parë. Ata kanë lojtarë cilësorë. Nuk kishim preferenca, pasi te tria ekipet janë të forta”.

“Kur isha lojtar, ose trajner, edhe gjysmëfinalja është kënaqësi. E gjithë Shqipëria të sheh. Rezultati nuk parashikohet, edhe pse ndonjë ekip mund të ketë rezultate të mira në javët e fundit”.

“Mund të luanim në Durrës që këtë javë, por reshjet e shiut na i prishën planet. Fusha është mirë, por duhet të jetë në 100 për qind që të luajmë aty”, është shprehur Starova. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!