Sulejman Starova, pjesë e pandarë e familjes Pressing në ABC Neës, vazhdon të analizojë humbjen e Shqipërisë ndaj Lituanisë, me rezultatin 0-1. Bobi, në analizën e tij, u shpreh:
“Si trajner, duhet të kuptosh se çfarë ndodh kur në skuadër kanë ardhur lojtarë të rinj. Më rezultojnë tetë futbollistë të rinj. Trajneri është një trajner që ka treguar se çfarë trajneri është. Po mundohet të bëjë skuadër, nuk lëviz nga 3-5-2, i ka dhënë mundësi sulmuesve tanë që të provohen.
Uzuni është një lojtar që luan me tre sulmues, atëherë lojtarët e krahut duhet të furnizojnë sulmuesin e qendrës. Kur po humbnin, duhet të luanim nga krahët. Këtu mund të them se trajneri nuk ka vetëm një objektiv, ka dhe një objektiv për të afruar lojtarë të tjerë. Lojtarët nuk mund të themi se nuk janë lojtarë të mirë.
Nuk mund t’i them Brojës që nuk më pëlqeu, ai do kohën e tij. Sot nuk po na ndodh vetëm neve, rezultate të çuditshme ke në të gjitha grupet. Të gjitha rezultate surprizë. Ke Italinë, që ndalet nga Bosnja dhe shkon e mposht Holandën”, u shpreh Starova./abcnews.al