Starova: Faulli është faull, Jorgji të mos bëjë shkollë të tijën

schedule23:30 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 23:30 - 16 Dhjetor, 2019

Sulejman Starova, në studion e Pressing, foli për arbitrimin në ndeshjen derbi mes Partizanit dhe Tiranës. Këtë takim, e drejtoi Enea Jorgji, për të cilin Starova tha: “Nuk ka si prishet rregullorja. Faulli është faull. Ai do me dalë kundër rregullores.

Ai është gjyqtar ndërkombëtar, por duhet të heqë dorë nga dëshira e vet për të prishur rregulloren. Ai gjyqtar është i mirë, edhe jashtë, por gjyqtari i mirë duket kur dallon faullin.

Jorgji e ka konsistim të vetin. Faulli është faull! Po ky gjyqtar vëlla, do të bëjë rregullore të veten? Pa dashur të përmend as Partizanin e as Tiranën”, tha Starova.

Ndërsa Ardian Mema, shkurtimisht, u shpreh: “Arbitrat duhet të kenë shumë kujdes, pasi nuk kanë përgjegjësi vetëm mbarëvajtjen e ndeshjes, por dhe fatet e një trajneri”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!