Starova: Derbin nuk e humbi Sormani, e vështirë të luash 10 me 11!

schedule23:42 - 2 Mars, 2020

schedule 23:42 - 2 Mars, 2020

Sulejman Starova, trajneri i njohur shqiptar, është si gjithmonë i ftuar në Pressing, në ABC News, aty ku e nisi analizën e tij me derbin e kryeqytetit.

“Këtu në studio kemi qenë kur u vu në diskutim Asani dhe Mala. Por para gjashtë javësh, kemi thënë që Partizani po vuan në fazën difensive. Boldor vazhdon të jetë i dëmtuar, Bitri ishte me të kuqe. Idrizi, Hakaj, Bilali, Broja, nuk kanë pasur eksperiencë në derbi.

Në rast se do të isha trajner i Tiranës, nuk do e doja të kuqin ndaj Partizanit, do doja ta fitoja 11 kundër 11. Absolutisht që e meritoi fitoren Tirana.

Mos më ngatërroni me ndërrimin, e shoh ndeshjen si trajner jo si tifoz. Pasi ndeshja shkoi 1-1 dhe me 10 veta, Partizani nuk duhet të sulmonte me të gjithë, u zhbalancua skuadra. Gabim taktik! Driblohet Idrizaj, nuk ishte në linjë të drejtë me pjesën tjetër të mbrojtjes. Pas 2-1, është Partizani që luan shumë mirë, duhet t’i japim merita. Tirana shënoi golin e tretë dhe mbaroi loja.

E fitoi Sormani në fillim fare ndeshjen, mund të shkonte 0-2 për Partizanin. Pastaj 10 me 11, nuk ka fare faj trajneri. Mos i vendosni faj Sormanit. Në rastin konkret, të dy trajnerët ishin në rregull, nuk është se njëri ishte më mirë se tjetri.

“Kampionati është super-normal, këtë gjë ta jep Liga me 10 skuadra, lufta për UEFA, lufta për “Play-Off”, lufta për mbijetesë. Nëse ka një skuadër që ka buxhet të madh, atëherë të rrëshqet ajo skuadër. E kanë kryesuar Superioren 5 skuadra? Po shumë mirë, skuadra të mëdha e kanë kryesuar. Ishte Ballshi, por iku. Ballshi ka pasur dhe dëmtime, me Partizanin kishte 4 mungesa. Ka logjikën e vet edhe ajo. Duhen marrë në konsideratë edhe kjo gjë, ka disa javë që ka mungesa”, tha Starova./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!