Kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi se qeveria duhet të rrisë sa më shpejt shpenzimet e mbrojtjes.
Në këtë mënyrë, Starmer iu përgjigj pyetjes së një gazetari lidhur mbi një raport të BBC-së se qeveria britanike po shqyrton një rritje të përshpejtuar të shpenzimeve të mbrojtjes në tre përqind të PBB-së.
“Ne duhet të përshpejtojmë… Ne duhet të ecim më shpejt (në shpenzimet e mbrojtjes). Sigurisht që ne kemi marrë tashmë angazhime… por kjo nuk përfshin vetëm shumat e mbrojtjes”, tha ai.
Starmer sinjalizoi qëndrimin e tij në fundjavë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, duke u thënë udhëheqësve botërorë: “Për t’u përballur me kërcënimin më të gjerë është e qartë se do të duhet të shpenzojmë më shumë dhe sa më shpejt.”


